Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Adrian Krasniqi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka thënë kështu në akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heroit, Adrian Krasniqi, shkruan arbresh.info.
“Është brezi i parë i luftëtarëve, është e familjes luftëtare ndër shekuj dhe ai nga ata që i vuri themel rrugës tonë për liri. Shumë prej nesh kemi përvojë të bashkëveprimit me Adrianin. Por ndoshta është me rëndësi t’i themi këto fjalë për sot. Ai shihte shumë larg dhe deri në liri, ishte nga ata luftëtarë që përveç rrugës deri në liri kishte vizione dhe për më tutje”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj tha se Kosova dhe shqiptarët e kanë për obligim ta vlerësojnë dhe ta respektojnë kontributin në rrugën për liri të Adrian Krasniqi dhe familjes së tij./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1568437339888019/
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve