Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 29 Maji i vitit 1998 shënon një nga momentet vendimtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin e në mbarë vendin, fillimin e luftës frontale në Pejë.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në atë ditë përpjekja e forcave serbe për të depërtuar në zonën e Lugut të Baranit u thye nga rezistenca e trimave të UÇK-së.
“Në Vranoc e Kryshec, djemtë e fshatrave morën armët dhe u rreshtuan në mbrojtje të vendit. Në vijën e parë të frontit u rreshtuan trimat e Dukagjinit, nga Deçani dhe i tërë Lugu i Baranit, të vendosur ta ndalin ushtrinë serbe. Në ndihmë u bashkuan edhe luftëtarë nga shumë fshatra të asaj ane”.
“Po sot, kujtojmë dëshmorët dhe martirët që ranë më 29 maj, në vitet 1998 dhe 1999; Adnan Berisha, Arif Mahmutdemaj, Avni Përgjegjaj, Beqir Krasniqi, Halit Asllani, Halit Krasniqi, Ibrahim Mushkolaj, Isa Kuçi, Muharrem Lataj, Nagip Cacaj, Qaush Qestaj, Rexhep Sadiku, Sami Bogiqi, Shaban Kasumaj, Tafil Kasumaj, Xajë Kuçi, Adnan Shyti, Bekim Derovci, Ibrahim Fejzullahu, Imer Ukaj, Manush Berisha dhe Shemsi Sadiku”, ka shkruar Haradinaj.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...