Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.
“Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta shqyrtojmë më kujdes. Çështja ka shkuar shumë larg. Është hapur ambasada. Nëse do ta zhbësh ambasadën e cila lëkund njohjen nga Izraeli nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.
“Mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit. Është gabim për shtetin e Kosovës mendoj unë”.
“Kjo që për ne erdhi një njohje me rëndësi në kohën kur ishim të mbështetur për muri prej fushatës agresive të Serbisë për çnjohje që arriti mes 10-12 notave verbale që mori Serbia. Kjo ishte një prapakthim për Kosovën dhe në këtë proces kur ndodh njohja nga Izraeli, duhet të cmohet. Albin Kurti si kryeministër në ardhje e ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.
Konjufca në Rubikon ka përmendur se lokacioni i vendosjes së ambasadës në Jerusalem, ka qenë dakordim verbal mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Jerusalemi si koncept dhe lokacion nuk përmendet askund në mënyrë të shkruar në marrëveshjen që e ka bërë Kosova me SHBA. Në një dokumentin që e ka nënshkruar Qeveria Hoti që është më shumë zotim para Trump… në ato sa i përket Kosovës dhe pjesës së Kosovës nuk përmendet Jerusalemi si lokacion. Siç duket në bisedën telefonike, gojarisht e kanë shërbyer Hoti me Netanyahun derisa kanë folur për hapjen. Është premtim gojor i Qeverisë Hoti ndonëse jo i dakorduar në dokumentin zyrtar”.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...