Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, pritet të përfundojë brenda 30 muajsh

10:48 | 10 Prill 2026
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.

Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratën, sipas së cilës ndërtimi pritet të përfundojë brenda 30 muajsh.

“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka shkruar Vitia./Arbresh.info