Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, përfshirë edhe aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit në të dy drejtimet.
Sipas njoftimit të Policisë, pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme të shkaktuara nga vërshimet e fundit në Kosovë, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.
Kjo rrugë kishte qenë e mbyllur përkohësisht për qarkullim si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kishin përfshirë këtë zonë.
Policia e Kosovës bën të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit rrugor.
Njëkohësisht, autoritetet e rendit u bëjnë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...