Google ADS

Hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”, merr pjesë Kurti

12:22 | 11 Qershor 2024
E.G

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës është hapur ekspozita “KFOR and Kosova +25”.

Në ceremoninë hapëse do të marrë pjesë kryeministri I vednit, Albin Kurti, Lord George Robertson – ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë periudhës së fotodokumentarit, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shkruan Arbresh.info.

 

“Ekspozita përqendrohet në një fotodokumentar të veçantë të prodhuar në Kosovë në vitet 2000-2001 nga foto-gazetari skocez, Nick Sidle, kur ai ishte bashkepunetor me regjimentet e Mbretërisë së Bashkuar dhe forcat e kombeve të tjera që ishin pjesë e ndërhyrjes së KFOR-it. Ekspozita u shfaq për herë të parë në Kullën e Londrës në janar të këtij viti dhe tani prezantohet në Kosovë për të përkujtuar 25-vjetorin e vendosjes së KFOR-it.”, thuhet në njoftim.

“Ekspozita është restauruar dhe ripunuar nga origjinalet e filmit te fotove, një proces që filloi në shtator 2023 dhe u shënua nga një projekt në Parlamentin Skocez e hapur nga Ministri Angus Robertson në rolin e tij si Sekretari i Kabinetit për Kushtetutë, Çështjet e Jashtme dhe Kulturë.”, thuhet tutje.

Kjo ekspozitë paraqet një periudhë historike të rëndësishme dhe ofron një pasqyrë unike në jetën dhe punën e paqeruajtësve, si dhe ndikimin e tyre në Kosovë dhe përtej. Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përballjen me intolerancën për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

Ekspozita ‘KFOR dhe Kosova +25’ është një përmbledhje e një periudhe të rëndësishme historike, e cila ofron një pasqyrë në jetën dhe punën e paqeruajtësve dhe ndikimin e tyre në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale