Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.
Sipas njoftimit, edhe këtë vit do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për kategori të ndryshme, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025, shkruan Arbresh.info.
Përkrahja financiare përfshin këto aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për qumësht;
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerë);
Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, deri në orën 16:00.
Nga MBPZHR bëhet e ditur se të gjithë aplikuesit duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në program, ndërsa detajet e plota mbi kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Institucionet ftojnë fermerët që të aplikojnë me kohë dhe të përfitojnë nga mbështetja financiare për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor./Arbresh.info
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...