Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pranë ngjitjes së rrugës drejt formimit të Qeverisë së re.
Kjo pasi Vetëvendosja, e cila doli partia e parë më e votuar në Kosovë, ka lënë derën hapur për koalicion me LDK-në, marrëveshje të cilën nuk e ka përjashtuar as LDK-ja, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Ndërsa kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një deklaratë për “Zërin” ka thënë që gjasat janë reale që Qeverinë e ardhshme Vetëvendosja ta formojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Besoj se është shumë e rëndësishme që dy subjektet opozitare të cilat kanë marrë shumë përkrahje ta formojnë Qeverinë dhe gjasat janë maksimale të kemi një bashkëpunim në Qeverinë e re me LDK-në siç kemi filluar bashkëpunimin qysh para zgjedhjeve. Besojmë se do të kemi një qeverisje stabile dhe shpresojmë që kjo të arrihet sa më parë. Po presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe pastaj shumë shpejt do të vazhdojmë përpara”, ka thënë Nagavci për ‘Zërin’.
Nagavci është shprehur optimiste se bisedimet për formimin e Qeverisë së re do të jenë konstruktive dhe do të finalizohen shumë shpejt.
Kurse nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se momentalisht mandati për Qeverinë e re i takon liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit. Ai theksoi se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave.
“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, duke përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e Qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, ka potencuar ai.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...