Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza e ka treguar zotimin e parë të tij, për të bërë Kosovën ma të mirë.
E zotimi i tij i parë është: “më shumë zhvillim, më pak tatime”, ka thënë ai.
“Të dashur qytetarë, këto janë zotimet e mia kryesore për ta bërë Kosovën ma mirë”, u shpreh ai.
“Zotimi i parë: Më shumë zhvillim, më pak tatime. Legalizimi i ndërtimeve, dhe zhbllokimi i miliarda eurove kapital. TVSH-ja mblidhet në brendi, jo në kufi. Grante për biznese për mbulimin e investimeve deri në 30 për qind. Zero tatime për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro, ose punësojnë mbi 50 punëtorë. Ndryshimi i ligjit për tatimin në pronë. Krijimi i fondit për mbështetje gjatë papunësisë. 80 për qind të pagës së fundit për gjashtë muaj. Eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike. Ka ardhë koha të punojmë bashkë për të bërë Kosovën ma të mirë”, tha Hamza në një video në Facebook./Arbresh.info/
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...