Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Gruas.
Ai thotë se respektin që e marrin sot, duhet ta marrin çdo ditë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot është një ditë tjetër e rëndësishme. Është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas – ditë kur nënat, motrat, gratë dhe vajzat nderohen në tërë botën. Siç i respektojmë sot, ne çdo ditë duhet edhe t’i mbështesim ato dhe t’i shembim barrierat që kufizojnë suksesin e tyre”, ka shkruar Hamza në Facebook.
“Duke i dhënë jehonë zërit të tyre dhe duke u krijuar mundësi, pa kufizime dhe pa diskriminime, gratë dhe vajzat në Kosovë duhet t’i realizojnë potencialet dhe ëndrrat e tyre. Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”.
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje