Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë pranverë

21:53 | 21 Janar 2026
Q L

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në Rubikon, ka bërë të ditur se në pranverën e 2026-ës, ky subjekt politik do të shkojë në zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet e saj.

Mirëpo, Hamza nuk e bëri të ditur nëse do të jetë ai sërish kandidat për kryetar të kësaj partie.

“Prej nivelit të nëndegëve në të gjithë Kosovën, degë, pastaj do të jetë edhe Konventa ku do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i PDK-së”, tha ai.

I pari i PDK-së po ashtu shprehu se zgjedhjet për të parin e kësaj partie duhet të mbahen me patjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale