Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të re në kuadër të fushatës zgjedhore, ku shpalos zotimet e tij kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.
“Nuk ka zhvillim të shtetit pa sektor privat të suksesshëm”, thekson Hamza, duke nënvizuar se si Kryeministër do të sigurojë mbështetje të madhe dhe konkrete për bizneset në Kosovë.
Në video, Hamza prezanton një sërë masash ekonomike, ndër to: ndryshimin e mënyrës së pagesës së TVSH-së, e cila nuk do të paguhet më në kufi, por brenda vendit dhe vetëm pas shitjes së produktit, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare për bizneset. Po ashtu, ai premton grante investive deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset e reja dhe ato në zhvillim.
Hamza paralajmëron investime në kapacitete të reja energjetike për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët dhe bizneset, si dhe investime të fuqishme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore për të lehtësuar transportin e njerëzve dhe mallrave brenda dhe jashtë Kosovës.
Një tjetër zotim i rëndësishëm i tij është legalizimi i ndërtimeve pa leje, me synimin për të çliruar miliarda euro kapital të ngrirë dhe për t’i dhënë vlerë pronës së qytetarëve.
“Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im: një Kosovë që funksionon për të gjithë”, përfundon ai mesazhin e tij, duke e mbyllur videon me sloganin: Bashkë. Përpara.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...