Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës thotë se ky jubilar shënon të arritura të vazhdueshme.
Hamza thekson se Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime, shkruan Arbresh.info
Ai ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun, teksa ka shtuar se Kosova është krenare me ju.
Shkrimi i tij i plotë:
Më 6 shtator 1999, 25 vjet më parë, 176 kadetë e filluan trajnimin në kushtet e një shoqërie të lirë e demokratike si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kjo ditë vendosi themelet e një prej institucioneve më të mira dhe profesionale të zbatimit të ligjit në rajon. Gjeneratë pas gjenerate, Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime.
Ky jubilar shënon të arritura të vazhdueshme, por zgjon edhe momente të dhimbjes e krenarisë për policët e rënë në krye të detyrës.
Me respekt të thellë, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun. Kosova është krenare me ju!/Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...