Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se mënyra më e mirë për të marrë ide të mira është të ketë shumë ide.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza nga punëtoritë që po zhvillon u shpreh se ngado që po shkon po merr ide nga qytetarët për programin e tij.
“Dallime mund të kemi. Mund edhe të debatojmë me njëri-tjetrin për atë që besojmë se është më e rëndësishme. Por, mënyra më e mirë për të ardhur deri tek idetë e mira është të kemi shumë ide. Nga të gjithë qytetarët, kudo që po shkoj, po marr ide të jashtëzakonshme për programin tim. Është kënaqësi e veçantë, që të takoj dhe punoj me njerëz të mrekullueshëm gjithandej Kosovës”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...