Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i ka përmendur një nga një investimet që ai parasheh t’i bëj në sektorin e arsimit.
Ai premtoi rritje të pagave prej 50 për qind të pagave për mësimdhënësit, shkruan Arbresh.info.
Hamza po ashtu premtoi edhe bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike.
“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit. Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie. Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike. Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar.”, ka shkruar ai.
“Suksesi i tyre është suksesi i Kosovës. Dhe, Kosova mundet ma mirë!”, përfundoi Hamza./Arbresh.info/
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit