Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste referendum.
Megjithatë në t7, ai tha se qytetarët i treguan VV-së se duan ndryshim, pasi numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë.
”Partia në pushtet ka lyp referendum, ka lyp 500 mijë vota, qytetarët nuk ia kanë dhënë, ata kanë treguar se duan një ndryshim dhe numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë”.
Hamza shton se nëse partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për ndonjë arsye nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë PDK do ta merr këtë përgjegjësi.
”Bazuar në kushtetutë, i takon partisë së parë që t’i krijojë institucionet”.
”Ne pranojmë rezultatin e votuesit. Ne presim që të krijohen institucionet në afatin më optimal të mundshëm, nuk është që na me çdo kusht presim të jem qeveria”.
”Por unë kam shprehur gatishmëri, që për neve, nëse partia e parë për ndonjë arsye nuk arrin me i kriju institucionet, atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi vendit me ja dhanë institucionet”.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit