Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se me qeverisjen e tij do të ketë paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.
Kështu ka bërë të ditur Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Arbresh.info.
“Paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët. 50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...