Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti ka propozuar, siç u shpreh ai, “një mundësi të fundit dhe konkrete për të shmangur zgjedhjet”.
Në një konferencë për media, Hamza tha se pas përfundimit të procesit zgjedhor, PDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, nëse ajo do t’i shërbente shmangies së zgjedhjeve të reja dhe stabilitetit në vend.
Ai bëri të ditur se në takimin e parë me Kurtin kishte shpresuar për një emër unifikues, konkretisht nga familja Jashari, por pas vendimit që ata të mos jenë pjesë e procesit, tha se e respekton këtë qëndrim.
“Ne pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk kemi përjashtua mundësinë e një marrëveshje gjitthpërfshirëse nëse do ti shërbente shmangies së zgjedhjes së reja dhe stabilitetit në vend.
“Unë kam pranuar takim me Kurtin me bindjen se ekzistonte vullnet për një emër unifikues, për një anëtar të familjes Jashari, Pas vendmit që ata të mos jenë pjesë e këtij procesi, e vlerësoj këtë vendim. Sot në takimin e dytë me Kurtin, si PDK ofruan edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet. Kërkuam që të zgjedhjet presidenti i propozuar nga PDK për tejkalimin e ngërçit. Me këtë ofertë, Kryesia e PDK-së vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është përmbushur”, tha Hamza.
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...