Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb.
Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës.
Ai shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë.
“Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë”, shkroi Hamza.
“Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë! Paqja nuk u arrit lehtë, por ia vleu çdo sakrificë!”./Arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...