Ashpërsimi i diskursit dhe përplasjet brenda koalicionit qeverisës, nuk e kanë zmbrapsur partnerin e Ramush Haradinajt në koalicion, PDK-në, që të kërkojë sërish pezullimin e taksës.
Nënkryetari i kësaj partie, Xhavit Haliti, thotë se nuk e kanë lutur dhe nuk e kanë ndërmend ta lusin kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës, po kjo sipas tij, duhet të ndodhë.
Thekson se nëse vendimi për taksën do të dërgohej në Qeveri me nismën e PDK-së dhe do të votohej për heqjen e tij, atëherë kjo do të nënkuptonte rrëzimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Vazhdimin e dialogut me Serbinë, Haliti nuk e sheh të mundur pa tërheqjen e vendimit për taksën.
Ndërsa, vlerëson se ekipi negociator për dialogun është krijuar si ndihmesë për presidentin Hashim Thaçi për bisedimet që do t’i zhvillojë ai me homologun e tij serb.
Ai thotë se bisedimet duhet t’i udhëheq presidenti, por nuk pajtohet me idenë për ndryshim të kufijve.
Xhavit Haliti, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk e di se kujt iu referua kryeministri kur përdori shprehje ofenduese pas seancës solemne të 17 shkurtit.
Pos kësaj, reagime e nervozizëm, kryeministri kishte edhe kur kryeparlamentari Kadri Veseli, po fliste për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...