Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për takimin e së martës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas Halitit, qëllimi i takimit në ambasadë ishte që secili në emër të institucioneve që përfaqësojnë dhe për t’i siguruar edhe ata, por edhe Serbinë që duhet të gjendet një marrëveshje.
“Unë sot edhe dje e pash që Serbia ka një angazhim brenda institucioneve të saj edhe në Qeveri edhe në Parlamentin e Serbisë, ndërsa Qeveria e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe z. Kurti, i cili e injoroi takimin e djeshëm që është e vërteta, nuk ka iniciativë për të biseduar brenda institucionit, i cili është Parlamenti”, tha Haliti.
Ai tha se duhet patjetër që të gjithë binden dhe të pranojnë të gjithë një sfidë, e cila nuk është e lehtë.
“Edhe partitë tjera, edhe këta që dolën dje në protesta, s’e di pse dhe kundër kujt, të binden që duhet me ec ne përpara, duhet me çu Kosovën përpara, duhet me hy në BE, duhet mu integru në institucionet ndërkombëtar. Pengesa të vetvetes jemi ne, nuk është dikush tjetër”, u shpreh Haliti.
Ndryshe, në takimin e sotëm që u mbajt në Ambasadën amerikane, morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. /arbresh.info/
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndoh...
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershor...
Serwer godet Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, ...
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...