Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje në këtë post.
Sipas tij Osmani është duke u takuar për konsultime kryesisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku siç është shprehur ai ‘asaj i shkon fjala’.
Mirëpo, Haliti ka thënë se edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka persona që shkojnë të takohen me Osmanin.
“Domosdoshmërisht tani fillon beteja e presidentes sepse i duhen votat sepse unë e di cka po zihet. I duhen dy të tretat në Kuvend ajo është duke lobuar kryesisht me një parti që i shkon fjala dhe edhe me të tjerët paksa se i ka thirr për kafe, pra ajo është e interesuar. Asaj i shkon fjala te dikush dikush. Edhe në PDK i shkon fjala se mos mendoni që s’ka në PDK njerëz që s’shkojnë me pi kafe me të, edhe në PDK ka e edhe në AAK ka njerëz të tillë. Në LDK ka shumë inate kundër saj por ka edhe shumë që e duan e ata që e duan tani për tani janë faktorë më të mëdhenj në LDK”, ka deklaruar Haliti në emisionin në Tëvë1.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...