Asamblisti i LDK-së, Halim Halimi, ka thënë se e përkrahin propozimin e Shpend Ahmetit, kryetarit të Komunës së Prishtinës, për mbështetjen e qytetarëve të prekur nga COVID-19 me nga 50 euro.
“Ne e përkrahim iniciativën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mbështetjen me 50 euro të qytetarëve të prekur me COVID-19. Në Kuvendin e Komunës do të votojmë për, siç kemi votuar edhe më herët për miratimin e pakos ekonomike financiare, pakos për ushqim dhe pakos higjienike”.
“Duke e parë situatën që është duke mbretëruar nga pandemia COVID-19 edhe kjo iniciativë do të mbështetet nga ne, pasi qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike”.
Halimi në Edicionin Special në Klan Kosova ka deklaruar se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për qytetarët e Prishtinës.
“Bizneset dihet se një pjesë nuk janë duke punuar, kemi familje skamnore që shumë vështirë munden ta përballojnë shërimin e COVID-19 me 50 euro. Unë mendoj se kjo shumë nuk është e mjaftueshme, duke pasë parasysh koston e shërimit nga koronavirusi. Unë mendoj se ka Komuna ka mundësi që të rrisë këtë shumë”.
“Nuk është biseduar në grupin e LDK-së në Prishtinë për këtë, por besoj se do të mbështetet pasi kemi mbështetur edhe pikat tjera që janë hedhur në Kuvendin Komunal të Prishtinës për votim lidhur me pandeminë”, ka thënë Halimi.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...