Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi i ka dal në mbrojtje nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit pasi kjo e fundit deklaroi se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, sepse këtë ia mundëson shkenca.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halimi tha se thelbi i të drejtave të grave është vendimmarrja autonome dhe e vullnetit të lirë për trupin e tyre, e në këtë kontekst edhe për amësi.
“Çdo përpjekje për ta mohuar këtë të vërtetë, do të arsyetojë edhe dhunën në bazë gjinore”, ka shkruar Halimi.
Kundër Bogujevcit, kishte dalë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk pajtohet me idetë e saj.
Në mbrojte të Bogujevcit i ka dal edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku./arbresh.info/
Lexo edhe:
Çitaku i del në mbrojtje Bogujevcit: Neveritëse sulmet denigruese ndaj saj
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...