Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit e cila gjatë seancës së sotme, deklaroi se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, sepse këtë ia mundëson shkenca.
Bogujevci pas kësaj deklarate u bë cak i ofendimeve e linçimeve që zakonisht ndodhin në rrjete sociale.
“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
“Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellë në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar Vlora Çitaku.
Kundër Bogujevcit, kishte dalë edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk pajtohet me idetë e saj.
Sipas tij, më këso lloj vendimesh dëmtohet familja e shëndoshë./arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City