Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka premtuar ndërhyrje konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, duke e cilësuar ndotjen aktuale si një nga problemet më serioze me të cilat përballet qyteti.
Çeku tha se Prishtina është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë, dhe se një qeverisje e përgjegjshme duhet ta ndryshojë këtë realitet.
Ai ka prezantuar pesë masa konkrete që do të ndërmerren nëse ai merr drejtimin e komunës:
Transport publik i pastër dhe efikas.
– Ngrohje qendrore për të gjithë.
-Më shumë parqe e hapësira të gjelbra.
-Izolim termik për ndërtesat.
-Menaxhim modern i mbeturinave.
/Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...