Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një vizitë në lagjen “Medrese”, ku ka theksuar sfidat që përballen banorët e kësaj lagje, duke e cilësuar atë si një dëshmi për nevojën urgjente të ndryshimeve në qytet.
Në takimet e zhvilluara me qytetarët dhe bizneset, Çeku ka theksuar disa nga problemet më të mëdha që ata përballen, si mungesa e ndriçimit, kanalizimit, këndeve të lojërave, si dhe vështirësitë e prodhuesve dhe zejtarëve që punojnë pa mbështetje.
“Në lagjen Medrese, në takime me qytetarë dhe biznese, pamë nga afër sfidat e tyre: mungesën e ndriçimit, kanalizimit, këndeve të lojërave, si dhe vështirësitë e prodhuesve e zejtarëve pa mbështetje. Platforma jonë parasheh një Prishtinë të barabartë, ku askush nuk mbetet prapa. Investimet do të shkojnë aty ku mungojnë shërbimet bazike për jetesë, jo si deri tash vetëm në qendër e sheshe. Asnjë qytetar dhe asnjë lagje nuk do të diskriminohet”, tha ai./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...