Se rastet e vjedhjeve të ndryshme janë shpeshtuar, këtë e thonë edhe raportet e ndryshme të Policisë së Kosovës.
Një rast tjetër për tentim- vjedhje ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.
“Një mashkull rreth të 30-tave ka pritur para hyrjes rreth 10 minuta , kinse duke folur në telefon, derisa ka ardhur dikush dhe e ka hapur derën e hyrjes. Ka hyrë brenda menjëherë, në banesën që ka tentuar vjedhjen dhe i ka rënë ziles 5-6 herë, pasi që nuk i është hapur dera ai ka përdorur një mjet të fortë dhe ka hyrë brenda”, thuhet në një njoftim të banorëve të kësaj lagjeje, transmeton Indeksonline.
“Kur i ka pa banorët brenda , është arsyetuar se kinse ka gabuar banesën”, thuhet më tej në këtë njoftim.
Megjithatë, falë pranisë së kamerave në këtë objekt dhe përreth është zbuluar identiteti i personit që ka tentuar vjedhjen dhe aktualisht hetimet po vazhdojnë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës