Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Leposaviq.
Sipas policisë, një persona ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë së tij, aty kanë vjedhur një sharrë motorike në vlerë rreth 300 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe është duke u hetuar.
“VJEDHJE E RËNDË Leposaviq / 30.03.2024 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë së tij, aty kanë vjedhur një sharrë motorike në vlerë rreth 300 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...