Shefi i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se shpreson se partive politike në Kosovë nuk do t’iu duhen plot nëntë muaj për ta formuar qeverinë e re siç kishte ndodhur në vitin 2014.
Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit nuk ofron shumicë të qartë për të formuar Qeverinë e re.
“Rezultati është definitivisht i atillë që nuk ofron një shumicë të qartë për ta formuar Qeverinë dhe shpresoj se nuk do të duhen deri në nëntë muaj [për ta formuar qeverinë] siç ndodhi herën e fundit [2014],” ka thënë Hahn për Reuters.
Me numërimin pothuajse të plotë të votave koalicioni PAN prin me 33.98%, VV e dyta me 27.12% dhe në vendin e tretë koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa me 25.74%./arbresh.info/
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore