Në vazhdimin e mbledhjes së komisionit për Buxhet dhe Financa u bë shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Naser Osmani kryesues i këtij Komisioni tha se sot do të shqyrtojmë një buxhet prej dy miliardë e një milion euro që ka të bëjë me shpenzimet, arritjet kapitale, e shumë gjëra tjera që pastaj ta procedojmë për Kuvend.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky është projektligji më i rëndësishëm, transmeton arbresh.info.
“Ky projekt buxhet bazohet në dokumentet strategjike që i ka të miratuara Qeveria dhe Kuvendi, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe dokumente të tjera. Parimet ku është bazuar ky buxhet janë sigurimi i projekteve në vijim, ruajtja e rezervës fiskale, rritja e shpenzimeve kapitale, dhe adresimi i plotë barrierave në formë konkurushmërie të bizneseve private”, tha ai.
Sipas tij ky projekt buxhet është i dakorduar shifër për shifër me fondin monetar ndërkombëtarë.
“Këtë vit kemi rritje ekonomike 4 për qind ndërsa vitin e ardhshëm presim të shkoj mbi këtë shifër. Kemi rritje të tatimeve e poashtu edhe tek dogana rritje të të hyrave. Shifrat dy miliard e një milion janë konservative dhe nëse arrijmë të bëjmë progres në disa kapacitete si energjia, Trepça dukë shfrytëzuar ligjin për investime strategjike atëherë kjo rritje ekonomike si të jetë më e lartë. Të hyrat buxhetore për 2017 do të jenë për 1 miliard e 725 euro. Këto janë efektet si rezultat i MSA. Dy miliard euro shpenzimet për vitin 2017 do të jenë. Janë dy objektiva për këtë mbajtja e shpenzimeve rrjedhe nën kontroll dhe krijimi i hapësirës më të madhe për investime kapitale”, tha ai duke shkruar se rritja e të hyrave bënë të shfrytëzohet reforma në shërbimin shëndetësor.
“Me këtë buxhet mendohet të bëhen investime si Implementimi i ligjit për sigurime shëndetsorë, për pensione, investime në arsim, infrastrukturë, për investime kapitale në bujqësi, ofrimi i subvencioneve për kategori të veçanta, shërbime për agjendën integruese, shërbime për sektorin e sundimit të ligjit”, tha ai.
Anëtarja e komisionit Safete Hadërgjonaj tha se është shqetësuese kur ministri thotë se është i hamonizuar buxheti me kornizën afatmesme, me programin qeverisës.
“Kjo nuk qëndron sepse buxheti na ka ardhur pa kornizën makroekonomike. Andaj kështu nuk mund të votohet buxheti. Treguesit që janë të vendosur këtu duhet të argumentohen e pa analizë të rrethanave dhe të mjedisit ekonomik nuk mund të argumentohen. Pa analizën makroekonomike nuk mund të votohet një buxhet. Me këto shifrat e vogla që na i keni nxjerr sytë me i lexu e pa analizën makroekonomike ju na keni kthyer 12 vjet para në kohën e Haki Shatrit”, tha ajo duke shtuar se pjesa më e madhe e këtij projekti është kopjim i buxhetit të vitit 2016.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...