Guvernatori Mehmeti dhe zyrtarët e FMN-së, flasin për zhvillimet e fundit ekonomike

12:18 | 11 Maj 2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, përfaqësuese e zyrës regjionale për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti njoftoi të pranishmit se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive, si dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Misionit të FMN-së për vendin tonë, Gabriel Di Bell shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme me BQK-në, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara