Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori Fusha, koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Abazi dhe shefi i Kabinetit, Zyfliu, është takuar në Uashington D.C. me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (Banka Qendrore e ShBA-së) të Nju-Jorkut.
Të udhëhequr nga Matthew Nemeth, zëvendëspresident dhe drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe Phatak, drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre.
Sipas BQK-së, takimi kishte për qëllim mirënjohjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy bankave qendrore.
“Në takimin e zhvilluar me ekipin e FED-it të New York-ut delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së”, thuhet në njoftim.
Delegacioni ka përmendur përgjegjësinë e BQK-së për menaxhimin e të gjitha rezervave në dollarë amerikanë (USD) me Rezervën Federale dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare korrespondente ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu, guvernatori Ismaili shprehu përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në asistencën e menaxhimit të rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjikë, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
“Këto angazhime vënë në pah përkushtimin e BQK-së për të nxitur partneritete të qëndrueshme me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke avancuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe ndikimin e qëndrueshëm në ekonomi, pasi ne vlerësojmë partneritetin strategjik ndërmjet dy kombeve dhe institucioneve ”, thuhet më tutje në njoftimin e BQK-së.
Sipas njoftimit, ky takim dypalësh është mbajtur gjatë qëndrimit të delegacionit të BQK-së në Uashington D.C. për takimet pranverore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore (BB), si dhe institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...