Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Ai ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar rregulloren e saj.
“Më lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, as nuk ka dhënë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani që kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj te komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”,
Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.
“Veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK dhe institucionet financiare çdo ditë brenda 3 muajsh, por nuk është dhënë asnjë afat shtesë dhe rregullorja është në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.
BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë