Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë pjesëmarrjes në takimet vjeshtore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington, ka takuar përfaqësues të Thesarit Amerikan, të udhëhequr nga William C. Thomas, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me treguesit e shëndetit financiar.
Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes asistencave teknike, si dhe përkrahjes në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës.
Ndërkaq, z. Thomas përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për të arriturat në sektorin financiar, si dhe konfirmoi përkrahjen e mëtejme për BQK-në nga ana e Thesarit Amerikan.
Guvernatori Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takim me ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë, të udhëhequr nga shefi i ri i Misionit, Gabriel Di Bella, me ç’rast e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe treguesit kryesor të shëndetit financiar.
Po ashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesin e FMN-së lidhur me raportin e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Stability Sector Review) duke shprehur përkushtimin e BQK-së për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga ky raport.
Delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore edhe gjatë ditëve të ardhshme./arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A