Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas dështimit për të hapur në mënyrë të njëanshme Urën kryesore mbi Ibër, ka vendosur të ndërtojë dy ura të reja në të dy anët e saj.
Për këtë qëllim, të martën pasdite Kurti, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë, udhëtoi drejt Mitrovicës, ku hodhën betonin në gurthemelin e dy urave të reja.
Sipas tij s’ka asgjë të keqe nga krijimi i urave, ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.
Duke folur për këtë ditë të vendosjes së gurthemeleve dhe aspektit të sigurisë, KFOR në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se atë ditë s’ka pasur ndonjë incident që ka afektuar misionin dhe se vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë prezencë të duhur në terren, përmes patrullave të rregullta dhe aktiviteteve trajnuese.
“Ne kemi një prezencë të përhershem dhe të dukshme- përmes Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, në Urën Austerlitz [Emri për Urën e Ibrit], dhe në zonat përreth”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it.
“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet lokale, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...