Grupi për Studime Juridike dhe Politike, organizon konferencën për media me temë “Thirrje subjekteve politike për të bërë transparente financat e tyre”.
Në këtë konferencë për media, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të diskutoi mbi sistemin e financimit të subjekteve politike, me një fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Duhet theksuar që subjektet politike tashmë janë në përfundim të fushatave zgjedhore edhe pse auditimi i raporteve financiare të tyre nuk është kryer për të katërtin vit radhazi.
Për më tepër, kjo situatë po përsëritet vazhdimisht, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të këtij viti.
Mënyra e financimit të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore është qenësore për vetë integritetin e procesit zgjedhor, prandaj transparenca financiare përbën një element demokratik për të cilin secili qytetar i Kosovës duhet të njoftohet.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...