Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, u përplas me Agim Bahtirin e VV-së gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Gruda theksoi se PDK-ja nuk merr pjesë në procedurat parlamentare pa u zgjedhur qeveria dhe u përgjigj ndërhyrjeve të Bahtirit.
“Mos u ngut se një jam, kështu që duroni sot pak të foli edhe unë, një jam prej PDK, nuk kam ardh për propagandë… Ju nuk ma diktoni qysh e mbaj fjalimin unë”, tha ai.
Më pas ndërhyri kryetari i kuvendit, Dimal Basha, që i kërkoi Grudës ta vazhdojë fjalimin.
“Z. Gruda vazhdonë fjalimin, se s’dëgjohen”, tha Basha.
“Midis konstitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet me u mbajt seancë për asnjë cështje. Ky është standard i njohur në mbarë botën”, vazhdoi Gruda.
“Si mund të formohen komisionet parlamentare kur nuk definohen kush është opozita dhe kush është pozita. Kosova s’ka opozitë dhe pozitë sot… I vetmi përjashtim bëhet kur qeveria në dorëheqje ka të drejtë me propozu buxhetin në kuvend, kjo nuk është qeveri në dorëheqje”, tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...