Google ADS

Gruaja e Macron po përgatit padi ligjore ndaj shpifjeve se ajo është transgjinore

20:35 | 22 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Brigitte Macron, gruaja e presidenti të Francës, Emmanuel Macron do të ndërmarrë veprime ligjore mbi një teori konspirative në internet se ajo është një grua transgjinore dhe ka lindur mashkull.

Zonja e parë franceze është vënë në shënjestër në mediat sociale me pretendimet e rreme, pasi ato u publikuan në një faqe interneti të ekstremit të djathtë në shtator të qarkulluar më pas nga teoricienët e konspiracionit, transmeton arbresh.info

Thashethemet thonë se ajo ka lindur mashkull me emrin Jean-Michel Trogneux.

La première dame Brigitte Macron – Le roi et la reine d’Espagne arrivent au palais de l’Elysée à Paris pour un déjeuner avant la cérémonie à l’occasion de la première journée nationale d’hommage aux victimes du terrorisme le 11 mars 2020.
© Dominique Jacovides / Bestimage

Emri është bërë trend në rrjetet sociale me dhjetëra mijëra shpërndarje.

Avokati i zonjës Macron ka konfirmuar se ajo është duke ndërmarr masa ligjore.

“Ajo ka vendosur të nisë procedurat, është në proces”, konfirmoi avokati Jean Ennochi për agjencinë e lajmeve AFP.

Gënjeshtrat për 68-vjeçaren janë përhapur nga llogari që kundërshtojnë bashkëshortin e saj, Presidentin Emmanuel Macron, duke përfshirë ato në të djathtën ekstreme politike, grupet kundër vaksinave dhe nga lëvizja konspirative QAnon.

Mediat franceze e kanë gjurmuar historinë në një artikull të shkruar në një revistë të ekstremit të djathtë nga një grua e quajtur Natacha Rey. Më pas gjeti një audiencë më të gjerë pasi u diskutua në një transmetim shumë të shikuar në YouTube me shikime të ndara në internet nga një shumëllojshmëri anti-vaksistësh, skeptikësh ndaj Covid dhe aktivistë të së djathtës ekstreme, sipas gazetës Libération./bbc/arbresh.info/