Bashkëshotja e ambasadorit William Walker, dje ka pasur një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës në qytetin e Vitisë.
Ajo u trajtua nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka bërë të ditur për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara, transmeton Klankosova.tv.
Siç raportojnë mediat lokale, ishte reagimi i shpejtë dhe profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti, ndërhyrja e së cilës ka qenë kyçe për menaxhimin me sukses të situatës.
Me këtë rast, Walker ka falënderuar stafin mjekësor për intervenimin e tyre profesional.
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media