Gruaja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen, ka promovuar një libër në Beograd të Serbisë.
Mediet serbe kanë raportuar se bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”, për të cilin Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, të cilët kanë përkthyer këtë libër në gjuhën serbe, kanë organizuar një konferencë diskutimi mbi vetëvendosjen.
Rita Augestad Knudsen iu bashkua konferencës përmes “Zoom-it”, ku edhe falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e diskutimit me temën e së drejtës për vetëvendosje.
Në diskutim ishin të pranishëm edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim (KIPRED), Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Sërxhan Darmanoviq, iu bashkuan diskutimit.
Ndër të tjera, siç raportojnë mediat serbe, autorja tha se pret që koncepti i vetëvendosjes, kuptimi dhe koncepti i të cilit po ndryshon, do të kthehet në politikën ndërkombëtare.
Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në hyrje, flet mbi rëndësinë e temës së “Vetëvendosjes”, që siç shkruhet, reflektuan luftën mbi kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...