Pasi një ditë më parë një person u pa nga kamerat e sigurisë që grisi librin e shenjtë Kuranin, në Prizren ka reaguar hoxha, Orhan Bislimaj.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.
Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.
“Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.
Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme.
Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte PROBLEME PSIQIKE. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten”, ka shkruar Hoxhë Orhan Bislimaj në Facebook.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...