Greqia, si përkrahëse e aktivitetit të UNESCO’s për mbrojtjen e trashëgëmisë, mbështet Serbinë në aktivitetin e saj, e cila po bën fushatë kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
“Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, deklaroi në një intervistë për “Politika”, ministrja greke për Kulturë, Lidia Konjord, e cila ishte për vizitë në Beograd, transmeton RTK.
Tutje ministrja greke shtoi se Serbia mund të llogarisë në ndihmën vendit të saj në UNESCO që ta mbrojë Kosovën si pjesë serbe, sidomos lidhur me objektet kulturore që ndodhen atje, të cilat, sipas gazetës ‘Politika’, shumë sish janë rrënuar viteve të fundit.
“Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar”, citohet të ketë thënë ministrja greke e Kulturës, Lidia Konjord.
Ministrja Konjord, veç tjerash, shtoi se kishte biseduar me homologun e saj, Vlladan Vukosavleviq, lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...