Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, ku ky i fundit i ka thënë Grenellit që të mos ndërhyjë në punët e Kosovës.
Grenelli i ka thënë Ischingerit se e siguron jetesën duke dhënë këshilla në politikën e jashtme dhe se i ka dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë.
“Mos i heshni homoseksualët për të marrë pjesë në atë që ju bëni lirisht. Është homofobike”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Ai gjithashtu ka thënë se ndjehet i lumtur ta krahasojë progresin e tij me atë të Ischingerit.
Grenelli dhe Ischingeri kishin pasur përplasje përmes Twitterit edhe më parë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë.
“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati yt ka skaduar. Lërja Kosovën popullit të Kosovës”, kishte shkruar Ischinger në Twitter.
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...