Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.
Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.
“Gjykata Kushtetuese foli. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë – të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës”, është shprehur Grenell, në një deklaratë për Gazetën Express.
“Pres të vazhdoj bashkëpunimin tim me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e tyre, për të sjellë prosperitet, zhvillim, dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...