I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë -Serbi, Ambasadori Richard Grenell ka mbërritur tashmë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Grenell këtu po mban takim më Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Ndonëse nuk është treguar tema e diskutimit në këtë takim ajo çka do të flitet besohet të jetë gjendja aktuale politike dhe marrëveshja për koalicion.
Pas takimit Grenell pritet të flas para mediave.
E nga këtu ai do të shkoj edhe në zyrat e LDK-së ku do të mbaj takim më Isa Mustafen, kryetar i LDK-së .
Kujtojmë se me të mbërritur dje në Kosovë, Grenell ka mbajtur një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi./arbresh.info/

Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...