I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si “tërësisht të korruptuara” dhe duke kërkuar që të ndërpritet financimi i tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.
Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillojnë procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-zyrtarëve të tjerë të lartë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë, duke theksuar se procesi ka prapavijë politike.
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...