Gratë ende me pjesëmarrje të vogël në qeverisje dhe ekonomi

11:22 | 6 Dhjetor 2018
M. A.

Jahjaga Fondacion ka organizuar tryezën me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”.

Në këtë tryezë është thënë se synimi i përgjithshëm i programit te gjithëpërfshirës shoqërore është evokimi dhe mobilizimi për ngritjen e kapaciteteve të vajzave, grave dhe të të rinjve për përfshirje më të madhe në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se dhuna ndaj gruas shprehet në forma të ndryshme.

“Privimi i vajzave dhe grave nga mundësitë e barabarta në ekonomi dhe politikë mund të privohet si formë r dhunës në shoqëri të barabarta. Si shoqëro politike nuk e kuptojmë ende rolin e gruas dhe vajzave në ekonomi dhe politikë. Më shumë bëhet për shkak se donatorët shlyejnë në këtë drejtim apo organizatat e ndryshme por sipas bindjeve politike shumë pak”, ka thënë ajo duke shtuar se mungon një linjë e grave që duan të hyjnë në ndërmarrësi.

Dita Dobranja nga instituti Riinvest ka thënë se fuqizimi ekonomik i grave është i rëndësishëm sepse kur gratë aktivizohen dhe pavarësohen financiarisht ato investojnë më shumë në familjen e tyre dhe në arsimimin e fëmijëve.

“Shoqëria përparon, ka investim më të madh të mirëqenies në familje, të edukimit në familje. Do të thotë përparon shoqëria. Kur gratë janë të pavarura financiarisht ato nuk jetojnë në një familje që ka dhunë në baza gjinore. Është shumë qenësore që gratë të përfshihen në ekonomi”, ka theksuar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale