Agon Zejnullahu, 27 vjeçar nga Lipjani, vdiq në duart e Policisë së Kosovës.
Në pamjet e publikuara në media shihen se policia ka përdorur forcë jo proporcionale në raport me viktimën.
Kjo ngjarje ka nxitur reagim të madh në opinionin kosovarë.
Se fundmi grafitë protestuese janë bërë afër në stacionin policor në Lipjan, raporton IndeksOnline.
“Policia e Kosovës të ndrydh derisa të vret”, “Policia i ka duart me gjak”, “Policia të vret”, dhe “Kush na mbron prej Policisë?” janë disa nga mbishkrimet që janë shkruar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në ndërtesën e policisë.
“Parëmbrëmë, disa policë e arrestuan dhunshëm dhe e vranë Agon Zejnullahun në mes të Lipjanit. Brutaliteti policor që e la pa frymë Agonin nuk ishte shpërdorim i izoluar i forcës dhe pushtetit, por një normë e cila e përshkon raportin që institucioni i policisë ka krijuar me civilët/et. Brutaliteti është qenësor në ekzistencën dhe funksionin e policisë. Ndërveprimi përmes dhunës, frikësimit, dehumanizimit, shqetësimit e tentativës për kontroll është rutinore për shumë prej nesh që ndeshemi me këtë institucion.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre ekspozimi tronditës i kësaj dhune “që la të vrarë Agon Zejnullahun përveç që pahëson natyrën e dhunshme të policisë, është edhe një moment kritik për ndërgjegjen kolektive”
“Vrasja e tij, tashmë e regjistruar edhe vizualisht në kujtesën tonë, duhet të na bëjë të lëvizim, të organizohemi dhe t’i kundërvihemi dhunës e cila asnjëherë nuk është e rastësishme dhe e izoluar. Thërrasim në mobilizim shoqëror për siguri të gjithësecilës e secilit prej nesh, dhe për të kërkuar drejtësi post-mortum për Agonin.” bëhet thirrje tutje.
Kujtojmë që pesë policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut janë ndaluar për 48 orë.
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...