Google ADS

Graçanica asfaltoi urën e armuar në Gushtericë të Poshtme vetëm pas gjetjes së Zyrës së Auditimit

17:48 | 15 Maj 2022
A. B.

Komuna e Graçanicës nuk ka shtruar asfaltin në urën e fshatit Gushtericë e Poshtme në vlerë 23.297 euro dhe se një gjë e tillë është bërë vetëm pasi Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se punimet nuk janë përfunduar sipas kushteve të tenderit. Ndërsa komuna këto punime i kishte prezantuar si të përfunduara.

Në raportin e Zyrës së Auditimit thuhet se edhe rrethoja e urës nuk është bërë në gjatësinë e paraparë dhe se ajo ishte bërë për 14.4 metra më shkurt se sa ishte planifikuar dhe se ishte montuar vetëm 17.6 metra nga 32 metra sa ishin planifikuar.

Edhe këto punime nga ana e komunës së Graçanicës ishin prezantuara si të kryera.

Gjatë ekzaminimit të projektit më datën 24.03.2022 nga ana e Auditorit së bashku me projektin e menaxherin e projektit është gjetur se shtrimi i asfaltit në trashësisë 4 cm, nuk ishte realizuar fare dhe montimi i rrethojës ishte bërë për 17.6 metra.

Pas ekzaminimit të projektit më datë 05.05.2022, është vërejtur se mangësitë e identifikuara ishin eliminuar dhe se kjo kishte ndodhur si rezultat i mbikëqyrjes joadekuate nga menaxheri i projektit, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme